REPUBLIKA ÇEKE – Gjendja e jashtëzakonshme zgjatet deri më 17 maj
BKT
   Bota

REPUBLIKA ÇEKE – Gjendja e jashtëzakonshme zgjatet deri më 17 maj

Gjendja e jashtëzakonshme në Republikën Çeke u vendos të zgjatet deri më 17 maj, pas një votimi në Dhomën e Ulët të parlamentit, sipas “The Guardian”.

Kjo zgjatje është një javë më e shkurtër nga sa u kërkua nga qeveria.

Kryeministri, Andrej Babiš, kërkoi që ajo të zgjatej deri më 25 maj, me qëllim mbajtjen në fuqi të kufizmeve në biznese. Gjendja e jashtëzakonshme do të skadonte më 30 prill.

Qeveria nuk ka dëshirë ta përfundojë gjendjen e emergjencës më herët, edhe pse tashmë ka rihapur disa dyqane dhe shërbime gjatë javës së kaluar, pasi ritmi i infektimeve të reja ka rënë.

Ajo ka njoftuar se tani pret të rihapë ekonominë më shpejt sesa parashikohej më parë, megjithëse jo në kohë për afatin e përcaktuar nga parlamenti./atsh/