Bilanci i COVID-19, mbi 840 000 të shëruar në botë
Më shumë se 3 068 330 raste infektimi dhe 214 451 të vdekur u regjistruan sot në 193 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Ndër këto raste, të paktën 840 300 sot konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 5 474 vdekje të reja dhe 70 643 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1 970 vdekje, Britania e Madhe me 586 dhe Italia me 382.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 836 raste, përfshirë 4 633 vdekje dhe 77 555 të shëruar. 6 raste të reja infektimi u njoftuan midis të hënës dhe të martës.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 003 328 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 57 533 vdekje dhe të paktën 112 315 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 27 359 vdekje për 201 505 raste, Spanja me 23 822 vdekje për 210 773 raste, Franca me 23 660 vdekje për 168 935 raste dhe Britania e Madhe me 21 678 të vdekur për 161 145 raste.
Europa – 1 420 095 raste (128 706 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 1 053 143 cas raste (60 462 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 178 627 raste (8 912 viktima).
Azia – 210 723 raste (8 252 viktima).
Lindja e Mesme – 163 552 raste (6 507 viktima).
Afrika – 34 155 raste (1 502 viktima).
Oqeania – 8 041 raste (110 viktima)./atsh/























