Trump urdhëron që fabrikat e përpunimit të mishit të vazhdojnë punën
BKT
   Bota

Trump urdhëron që fabrikat e përpunimit të mishit të vazhdojnë punën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar fabrikat për përpunimin e mishit që të vazhdojnë punën, në mënyrë që të mbrohet zinxhiri i furnizimit me ushqim edhe në kohën e pandemisë me koronavirus.

Ai është thirrur në një ligj të periudhës së Luftës Koreane për t’i dhënë të drejtë vendimit të ri, pavarësisht paralajmërimeve për tendosje të rrjetit të furnizimit, transmeton Klan Kosova.

3300 punëtorë amerikanë të përpunimit të mishit janë prekur me koronavirus derisa 20 kanë vdekur.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar muajin e kaluar se emergjenca e krijuar është duke rrezikuar zinxhirët e furnizimit me ushqim.

Deri më tani 22 fabrika të përpunimit të mishit në Shtetet e Bashkuara janë mbyllur për shkak të pandemisë.