Pompeo falënderon Turqinë për ndihmën mjekësore
BKT
   Bota

Pompeo falënderon Turqinë për ndihmën mjekësore

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo falënderoi Turqinë lidhur me ndihmën e saj për pajisjet mjekësore në luftën kundër koronavirusit të ri.

Pompeo postoi në llogarinë e tij në Twitter fotografinë e momentit kur avioni ushtarak kargo zbriti në bazën ushtarake “Andrews” në afërsi të kryeqytetit Washington me ndihmat e pajisjeve mjekësore që Turqia i dërgoi SHBA-së.

Në mesazhin e tij Pompeo ka thënë: “Aleatët e NATO-s duhet të qëndrojnë së bashku në kohë krizash. I shprehim falënderime Turqisë për dhurimin bujar në çështjen e pajisjeve mbrojtëse dhe burimeve mjekësore me qëllimin për të na ndihmuar neve në luftën kundër COVID-19 në rajonet që pandemia ka goditur më keq. Populli amerikan është mirënjohës ndaj jush për partneritetin dhe mbështeten tuaj”.

Pas udhëzimit nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, një avion ushtarak i Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) i tipit (A400M) me furnizime mjekësore për SHBA-në ateroi në bazën ushtarake “Andrews” në afërsi të Washingtonit rreth orës 17:30 sipas kohës lokale.

Dërgesa e ndihmës përfshin 500 mijë maska kirurgjikale, 4 mijë përparëse, 2 mijë litra dezinfektues, 1.500 syze mrojtëse, 400 maska të tipit N-95 dhe 500 mbrojtëse të fytyrës.