SHBA regjistron mbi 60 mijë të vdekur nga koronavirusi
BKT
   Bota

SHBA regjistron mbi 60 mijë të vdekur nga koronavirusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar së paku 1 milion e 39 mijë e 909 raste të konfirmuara me koronavirus.

Ky virus atje ka marrë 60 mijë e 966 jetë, sipas të dhënave të John Hopkins University.

Të dhënat përfshijnë rastet nga 50 shtete, përfshirë Distriktin e Kolumbisë dhe territoret tjera të SHBA-së, sikurse rastet e riatdhesuara dhe ato në ushtrinë amerikane, spitalet e veteranëve dhe burgjet federale.