Hera e parë pas 72 ditësh, asnjë rast i ri me COVID-19 në Korenë e Jugut
BKT
   Bota

Hera e parë pas 72 ditësh, asnjë rast i ri me COVID-19 në Korenë e Jugut

Koreja e Jugut ka dhënë lajmin e rëndësishëm.

Koreja e Jugut nuk ka raportuar për transmetime të reja lokale me koronavirus për herë të parë në 72 ditë, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Koreja e Jugut nuk regjistroi dje raste të reja të transmetuara në vend, të koronavirusit, për herë të parë që nga 18 shkurti.

Në total ishin katër raste të reja, por të gjitha ishin importuar nga jashtë, sipas Qendrave të Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).

Kjo sjell numrin e përgjithshëm kombëtar në 10.765 raste dhe 247 vdekje, sipas KCDC, transmeton lajmi.net.

Këto shifra nuk pasqyrojnë numrin e rasteve aktive, por përkundrazi numrin e përgjithshëm të infeksioneve që nga fillimi i shpërthimit. Deri më tani, 9,059 pacientë janë shëruar.