Mbi 3,2 milion të infektuar në botë, 228 mijë viktima e 1 milion të shëruar
BKT
   Bota

Mbi 3,2 milion të infektuar në botë, 228 mijë viktima e 1 milion të shëruar

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 3,2 milion, përkatësisht 3,221,029 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 228,252.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 61,669 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 27,682 viktima, Spanja me 24,275, Franca me 24,087 dhe Britania me 26,097.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,633.

Në Shqipëri janë shënuar 31viktima dhe janë infektuar 766 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 1,001,968 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,9 milion raste aktive që presin të shërohen.