WhatsApp ka ambicie për të filluar një shërbim të huazimit të parave
Aplikacioni në pronësi të Facebook-ut tashmë ka një platformë të pagesave mobile të quajtur ‘Pay’ që u jepet përdoruesve në vend, përmes së cilës kreditë mund të lëshohen.
Kufizimet ndalojnë WhatsApp të bëjë biznes bankar, që do të thotë se çdo shërbim financiar do të ketë nevojë për mbështetjen e huadhënësve ekzistues dhe bankave.
India është tregu më i madh i WhatsApp globalisht, duke përbërë rreth 20% të 2 miliardë përdoruesve të tij aktivë mujorë.
Facebook njoftoi një investim prej 5.7 miliardë dollarësh në gjigantin e internetit Reliance Jio Platforms në fillim të këtij muaji, duke thënë se shpresonte të “përshpejtonte transformimin dixhital të Indisë”.
Investimi e bën Facebook-un aksionarin më të madh të pakicave në firmën e telekomit dhe i paraprinë lajmeve se WhatsApp do të fillojë të testojë karakteristika të reja në bashkëpunim me Jio.























