11:17 / 30.04.2020
Ndahen rreth 1 milion euro për furnizim me qese të gjakut
Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka shpallur tender në vlerë rreth 1 milion euro për furnizim me qese të gjakut.
Përmes njoftimit për nënshkrimin e kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, është bërë me dije se për të furnizuar këtë qendër me këto qese ka pasur shumë të interesuar.
Gjithsejt 36 kompani kanë dorëzuar ofertat e tyre për këtë tender. Por, në fund, fituese është shpallur kompania N.T “Medical”, raporton Express.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 989 mijë e 432 euro























