12:37 / 30.04.2020
Spanjë, ulet ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19, 268 në 24 orë
Spanja regjistroi 268 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19, bilanci më i ulët që prej 20 marsit duke e çuar bilancin total në 24 543 të vdekur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky vend prej 47 milionë banorësh është i katërti më i goditur në botë, pas SHBA-së, Italisë dhe Britanisë së Madhe nga COVID-19.
Spanja është gjithashtu vendi ku përhapja ka qenë më e fortë me një total prej 212 126 rastesh të konfirmuara.























