13:29 / 30.04.2020
GJermani-Heil: Ndihma shtetërore po kursen miliona vende pune
Ministri gjerman i punës, Hubertus Heil deklaroi se skema e qeverisë shpëtoi miliona vende pune në kompanitë që po luftojnë kundër ndikimeve të koronavirusit.
“Puna me kohë të shkurtër siguron miliona vende pune në Gjermani”, theksoi Heil, pasi Agjencia Federale e Punësimit vuri në dukje se gjatë krizës aktuale, në skemën e qeverisë janë regjistruar 10,1 milionë qytetarë.
Heil tregoi për Shtetet e Bashkuara, ku në pesë javët e kaluara mbi 26 milionë punonjës kanë humbur vendet e punës.
“Mund të mos jemi në gjendje të garantojmë çdo vend pune në vendin tonë, por do të luftojmë për çdo secilin prej tyre”, shtoi ai.























