Elon Musk ka bërë thirrje për t’i dhënë fund masave të bllokimit
BKT
Tech

Elon Musk ka bërë thirrje për t’i dhënë fund masave të bllokimit

Musk ka qenë vazhdimisht kritik ndaj asaj që ai e percepton si një përgjigje tepër të kujdesshme ndaj pandemisë, pavarësisht shkencëtarëve dhe profesionistëve mjekësorë që paralajmërojnë se kërkohen masa të rrepta për të parandaluar më shumë vdekje.

Parashikimet e miliarderit se sa serioze është pandemia kanë qenë gjithashtu të gjera, pasi parashikuan në mars se shpërthimi do të përfundonte gati në fund të prilli.

Kohët e fundit Twitter njoftoi se do të hiqte tweet-et që mund të provokonin “panik të përhapur, trazira sociale ose çrregullime në shkallë të gjerë” nga platforma e tij. Por postimet nga Elon Musk dhe Donald Trump janë akoma në Twitter.

Një zëdhënës i tha Independent se ishte “duke i dhënë përparësi heqjes së përmbajtjes COVID-19 kur ajo ka një thirrje për veprim që mund të shkaktojë dëm”. 


MË SHUME NGA Tech