Australi, deri tani nga koronavirusi kanë vdekur 91 persona
Sipas të dhënave zyrtare, në vend janë testuar 551.000 persona, ndërsa nga 6.746 të infektuar janë shëruar 5.685.
Si pasojë e koronavirusit të ri(COVID-19) në Australi kanë vdekur edhe tre persona, me çka numri i përgjithshëm është rritur në 91, raporton Anadolu Agency.
Personat e vdekur janë nga Uelsi i ri Jugor dhe Tasmanie. Nga Ministria e Shëndetësisë konfirmuan se numri i të vdekurve është rritur në 91.
Sipas të dhënave zyrtare, në vend janë testuar 551.000 persona, ndërsa nga 6.746 të infektuar janë shëruar 5.685.
Më tej theksohet se janë shëruar të gjithë pacientët që kanë qenë pozitiv ndaj COVID-19 në rajonin e kryeqytetit.
Dr. Kerryn Coleman nga një qendër shëndetësore në Australi, konsideron se kjo është situatë e kënaqshme, megjithatë, epidemia ende është e pranishme në vend.
Është e ndaluar hyrja në vend për të gjithë personat që nuk janë shtetas të vendit, ndërsa është vendosur edhe orë e pjesshme policore prej 27 marsit.























