Brazili mbi 5.500 viktima nga koronavirusi, presidenti habit me deklaratën
BKT
   Bota

Brazili mbi 5.500 viktima nga koronavirusi, presidenti habit me deklaratën

Brazili ka regjistruar 6,276 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i të inektuarve në vend ka arritur në 79,685 dhe është numri më i lartë në të gjithë Amerikën Latine, shkruan BBC.

Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 5,500.

Por presidenti i vendit Jair Bolsonaro nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht këtë virus.

I pyetur nga gazetarët lidhur me situatën e deritanishme ku numri i viktimave i kaloi 5 mijë, ai u përgjigj: ”Edhe çfarë pastaj? Më vjen keq, çfarë doni që të bëj”?

Një nga qytetet më të prekura në Brazil nga Covid-19 është Manausi. Kryebashkiaku i qytetit ka deklaruar se janë të përgatitur për 4 mijë viktima në muajin maj, 4 herë më shumë se normalja.