Më tepër se 1 milion të shëruar nga COVID-19 në botë
BKT
   Bota

Më tepër se 1 milion të shëruar nga COVID-19 në botë

Më shumë se 1 milion njerëz janë shëruar nga COVID-19 në të gjithë botën, sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Reuters.

ShBA ka numrin më të madh të rikuperimeve me 153.947, pasuar nga Gjermania me 123.500.

Më shumë se 3 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus, transmeton lajmi.net.

Numri global i vdekjeve është rreth 230,000.