Dalin pamjet që ‘konfirmojnë’ se Kim Jong Un iu nënshtrua operacionit
BKT
   Bota

Dalin pamjet që ‘konfirmojnë’ se Kim Jong Un iu nënshtrua operacionit

Mediat botërore vazhdojnë të pretendojnë se Kim Jong Un i është nënshtruar një operacioni në zemër.

Në shfaqjen e fundit, pas 20 ditësh që ishte zhdukuar, diktatori i Koresë së Veriut shihet se ka shenja shpimi me gjilpërë në kyçin e dorës.

Sipas The Sun, kjo fakton se ai ka patur probleme shëndetësore dhe i është nënshtruar operacionit në zemër.

Pas 21 ditë zhdukjeje, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u shfaq në publik, duke përuruar një fabrikë kimikatesh, pikërisht në ditën 1 maj, festën e punëtorëve.

KCNA tha që Kim preu shiritin në ceremoninë e  inaugurimit dhe ata që morën pjesë në këtë ngjarje “shpërthyen në brohoritje, duartrokitje dhe thirrjet ” Urra! Për Drejtuesin Suprem.