Shënohen mbi 10,000 raste të koronavirusit në Rusi
BKT
   Bota

Shënohen mbi 10,000 raste të koronavirusit në Rusi

Rusia ka shënuar përsëri rekord ditor të rasteve të koronavirusit për 24 orë. Gjatë kësaj periudhe u shënuan 10,633 raste të reja.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në këtë shtet shkoi në 134,686 persona, sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të autoriteteve ruse.

Sidoqoftë, shkalla e vdekshmërisë ka shënuar rënie ditëve të fundit dhe vazhdon të mbetet e ulët në krahasim me shumë shtete të tjera, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, gjatë 24 orëve të kaluara u shënuan edhe 58 vdekje dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 1,280.

Rusia ka qenë ndër vendet e para që ka marrë masa të ashpra të izolimit, përfshirë mbylljen e kufirit me Kinën dhe ndërprerjen e fluturimeve ndërkombëtare. Më së shumti raste janë shënuar në Moske dhe rrethinën e saj.