Aeroporti i Vjenës ofron testime për COVID-19
BKT
   Bota

Aeroporti i Vjenës ofron testime për COVID-19

Duke nisur nga data 4 maj, Aeroporti i Vjenës do të ofrojë mundësinë e testimit për koronavirusin e ri.

Personat që hyjnë në Austri është dashur të posedojnë një certifikatë shëndetësore që nuk janë të infektuar me COVID-19. Në të kundërten, ata është dashur të izolohen në periudhë 14 ditore.

Testimin në aeroport, i cili kushton 190 euro, mund ta bëjnë edhe udhëtarët që largohen nga Vjena.

Austria ka regjistruar 15.526 raste me koronavirusin e ri, dhe 598 vdekje. Ky vend ka filluar të lehtësojë masat e izolimit duke lejuar hapjen e disa llojeve të biznesve.