Më tepër se 25 mijë raste të reja me COVID-19 në SHBA
BKT
   Bota

Më tepër se 25 mijë raste të reja me COVID-19 në SHBA

SHBA ka publikuar bilancin e rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Një total prej 25,502 rasteve të reja të koronavirusit dhe 1,313 vdekje u raportuan në Shtetet e Bashkuara të dielën, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn

Të paktën 1,158,041 raste dhe 67,682 vdekje tani janë regjistruar në SHBA, sipas njoftimeve të JHU.

Ndërsa shtetet fillojnë të përfshijnë “vdekjet e mundshme” në llogaritjet e tyre, kështu do të jetë edhe JHU. Në ditët e ardhshme, këto ndryshime mund të shfaqen si rritje e vdekjeve në SH.B.A.

Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe rastet e riatdhesuar dhe ato në ushtrinë amerikane, spitalet e veteranëve dhe burgjet federale.