Johnson: Heqje graduale e mundshme e kufizimeve nga 10 maji
Kryeministri britanik Boris Johnson planifikon të njoftojë një plan gradual të heqjes së kufizimeve të dielën, me një mori masash për ta bërë jetën në biznes më të sigurt, thuhet në raportimet e sotme të medieve.
Me 28 446 vdekje, Britania e Madhe është vendi i dytë më i prekur në Europë nga koronavirusi.
Masat kufizuese u shpallën më 23 mars dhe mbarojnë të enjten, data në të cilën duhet të rishikohen.
“Lehtësimi nuk do të shpallet domosdoshmërisht atë ditë”,tha një zëdhënës për Downing Street, pa konfirmuar se hollësitë do të shpallen të dielën në mbrëmje, në një fjalim nga kryeministri, siç pretendohet nga disa medie.
Mbyllja e mensave të ndërmarrjeve, zvogëlimi i numrit të zyrave të përbashkëta, pastrimi shtesë, janë ndër masat e parashikuara nga qeveria për të lejuar kompanitë të rifillojnë aktivitetet e tyre, sipas BBC dhe Financial Times.
Punonjësit në kontakt me publikun duhet të mbrohen nga ekrane plastike dhe punëtorët mund të inkurajohen edhe të vazhdojnë punën nga shtëpia, sipas këtyre rekomandimeve.
Shtrimet në spitale dhe vdekjet janë ulur, por autoritetet kanë frikë nga një lëshim i parakohshëm, që mund të çojë në një valë të re infektimesh./ ATSh























