Kina raporton numrin më të ulët të rasteve aktive që nga 23 janari
Kina ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve aktive me COVID-19 që nga 23 janari, kur autoritetet zbatuan izolimin total të Wuhan-it, bënë me dije zyrtarët kinezë.
Mi Feng, zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, pohoi sot se vetëm 481 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kinës, shkruajnë mediet e huaja.
Zyrtari shëndetësor gjithashtu deklaroi se infeksioni i rasteve të importuara ka rënë për tri javë rresht.
Në përgjithësi, Kina ka raportuar 82.880 të infektuar nga virusi pandemik dhe 4,633 vdekje lidhur me të. Më shumë se 77,000 pacientë janë shëruar nga sëmundja vdekjeprurëse, sipas shifrave zyrtare.
Zëdhënësi i institucionit shëndetësor kinez tha të hënën se numri i infeksioneve aktive në Kinë ra nën 500 për herë të parë që nga 23 janari.
Qyteti i Wuhan, ku besohej se kishte origjinën virusi, u fut nën izolim drakorian më 23 janar. Askush nuk lejohej të dilte ose të hynte në qytet.























