Japoni, tërmet me magnitudë 5,5 ballë
BKT
   Bota

Japoni, tërmet me magnitudë 5,5 ballë

Tërmeti me epiqendër në rajonin Hokutobu në lindje të kryeqytetit Tokio, ka ndodhur në një thellësi prej 50 kilometrash.

Një tërmet me magnitudë prej 5,5 ballësh ka goditur prefekturën Chiba të Japonisë, transmeton Anadolu Agency.

Sipas njoftimit të bërë nga Agjencia e Meteorologjisë e Japonisë, tërmeti me epiqendër rajoni Hokutobu në lindje të kryeqytetit Tokio, ka ndodhur në një thellësi prej 50 kilometrash.

Tërmeti ka ndodhur në orën 22.07 me kohën lokale, ndërsa është ndjerë edhe në prefekturat përreth.

Agjencia nuk paralajmëroi për cunami.