Australi, ekonomia humbet 4 miliardë dollarë çdo javë si pasojë e COVID-19
BKT
   Bota

Australi, ekonomia humbet 4 miliardë dollarë çdo javë si pasojë e COVID-19

Izolimi si pasojë e pandemisë së koronavirusit i kushton Australisë 4 miliardë dollarë në javë, njoftoi thesari i vendit.

Sipas Josh Frydenberg, shoku i gjerë ekonomik për shkak të COVID-19 ka ndikuar që Prodhimi i Brendshëm Bruto të bjerë ndjeshëm mes 10 deri në 15% deri në qershor.

“Ekonomia do të marrë një goditje prej 50 miliardë dollarësh në tremujorin e qershorit, por gjërat mund të përkeqësohen nëse kufizimet kundër koronavirusit do të qëndrojnë në fuqi”, theksoi Frydenberg në një fjalim në Klubin Kombëtar të Shtypit në Kanberra.

“Humbja prej 4 miliardë dollarësh është e barabartë me atë që do të fitonin rreth 4 milionë australianë me pagën mesatare brenda një jave”, shtoi ai.