Breton: Brukseli po punon mbi koordinimin e rregullave për mbështetjen e tu
Institucionet europiane po punojnë mbi rregullat e finalizuara dhe të koordinuara në nivel europian për të mbështetur këtë verë sektorin e turizmit të goditur nga kriza shëndetësore, theksoi sot komisioneri europian i ngarkuar me Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.
“Mbyllur që prej muajit mars, për shkak të masave kufizuese si pasojë e COVID-19, bizneset që jetojnë nga turizmi në mbarë Europën do të rihapen sa më shpejt të jetë e mundur, por duke pasur rregulla më të koordinuara në nivel europian”, theksoi komisioneri për radion franceze “France Info”.
Breton theksoi se kishte marrë pjesë në hartimin e linjave udhëzuese që do të publikohen shumë shpejt në ditët e ardhshme, për të lejuar zonat, që janë në gjendje për të respektuar këto rregulla, të mirëpresin turistët.
Bëhet fjalë për rregullat e distancimit social, të vlefshme për restorantet, baret, hotelet dhe vendet e argëtimit.
I pyetur mbi mundësinë për europianët të udhëtojnë brenda BE-së këtë verë, Breton theksoi se disa zona do të jenë të hapura dhe disa jo.























