Indi, 3.900 raste me COVID-19 brenda një dite
BKT
   Bota

Indi, 3.900 raste me COVID-19 brenda një dite

Numri i përgjithshëm i të vdekurve arrin në 1.571.

Në Indi ku po përhapet me shpejtësi pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), sot janë konfirmuar 3.900 raste të reja, transmeton Anadolu Agency.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare të Indisë, numri i rasteve në vend është rritur në 46.476. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 3.900 raste ndërsa 195 persona e kanë humbur jetën nga virusi.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve arrin në 1.571.