15:43 / 06.05.2020
Austria zgjat kontrollet kufitare deri më 31 maj
Austria njoftoi se ka zgjatur kontrollet kufitare kundër pandemisë së koronavirusit të ri deri më 31 maj.
Autoritetet austriake thanë se këto masa duhej të përfundonin nesër.
Kjo masë u zgjat me një urdhër të ri nga Ministria e Brendshme austriake.
Edhe pikat e vogla kufitare mes Austrisë dhe Italisë gjithashtu mbeten të mbyllura.
Ata që hyjnë në Austri, deri më tani, duhet të qëndronin në karantinë për dy javë ose të paraqisnin rezultatet e një testimi, të kryer jo më shumë se katër ditë përpara.























