Francë, 101 të arrestuar
BKT
   Bota

Francë, 101 të arrestuar

Njëqind e një persona u arrestuan dhe 19 000 objekte të grabitura u gjendën gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të veprave të artit dhe antikitetit, ndërmarrë nga 103 vende, njoftoi sot Interpol.

“Mes këtyre sekuestrimeve bënin pjesë monedha të vjetra, objekte arkeologjike, objekte qeramike, armë të vjetra… që vinin nga grabitjet në vendet e goditura nga luftërat ose të grabitura në muze apo qendra arkeologjike”, theksoi në një komunikatë organizata e bashkëpunimit policos ndërkombëtar me seli në Lion (Interpol).

Mjete të përdorura nga trafikantët si detektorë metalik u zbuluan gjithashtu.

Sekuestrimet, të cilat çuan në hapjen e 300 hetimeve, janë rezultat i dy operacioneve të njëkohshme të kryera vjeshtën e kaluar, Athena II, e udhëhequr nga Organizata Doganore Botërore (WCO) dhe Interpol, dhe Pandora IV, e përqëndruar në Europë dhe koordinuar nga Europol dhe Guardia Civile Spanjolle.