Qeveria e Kenias mbështetje për të rinjtë që janë të papunë nga COVID-19
BKT
   Bota

Qeveria e Kenias mbështetje për të rinjtë që janë të papunë nga COVID-19

Qeveria e Kenias do të mbështesë me rreth 5.74 dollarë në ditë përgjatë një muaji mbi 10 mijë të rinj që kanë mbetur pa punë.

Qeveria keniane do të mbështesë përgjatë një muaji me rreth 5.74 dollarë në ditë mbi 10 mijë të rinj të papunë në kryeqytetin Nairobi për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Sipas lajmeve në median kombëtare, qeveria e Kenias do të mbështesë me rreth 5.74 dollarë në ditë përgjatë një muaji mbi 10 mijë të rinj që kanë mbetur pa punë. Të rinjtë që do të mbështeten, pritet që të kontribuojnë në punimet e pastrimit mjedisor dhe dezinfektimeve nëpër lagjet ku jetojnë.

Charles Hinga, kryesekretari i Ministrisë së Strehimit dhe Urbanizimit të Kenias, deklaroi se të papunët, me të ardhurat ditore që do të marrin përgjatë një muaji do të mund të plotësojnë nevojat e tyre themelore.

Gjithashtu nga programi i mbështetjes i cili pas kryeqytetit do të zbatohet gradualisht edhe në rajonet e tjera të vendit, pritet të përfitojnë gjithsej 26 mijë persona.

Deri më tani në Kenia me COVID-19 janë diagnostikuar 535 persona, ndërsa kanë humbur jetën nga virusi 24 të tjerë.