19:25 / 06.05.2020
Afrikë, mbi 2.200 raste të konfirmuara me COVID-19 në 24 orët e fundit
Qendra afrikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (Africa CDC), njoftoi se në 24 orët e fundit në kontinent janë shënuar 2.234 raste.
Numri i të infektuarve me koronavirus të ri (COVID-19) në kontinentin afrikan në 24 orët e fundit është rritur për 2.234 duke arritur në 49.352, transmeton Anadolu Agency.
Qendra afrikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (Africa CDC), njoftoi se në 24 orët e fundit në kontinent janë shënuar 2.234 raste.
Deri më tani janë shëruar 16.315 persona, ndërsa 1.959 persona kanë humbur jetën pasi në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 116 të infektuar me virusin.
Shtetet sipas numrit më të madh të rasteve janë Afrika e Jugut, Egjipti, Maroku, Algjeria, Nigeria, Gana dhe Kameruni.























