Iran, rritet në 6.418 numri i të vdekurve nga COVID-19
BKT
   Bota

Iran, rritet në 6.418 numri i të vdekurve nga COVID-19

Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 78 vdekje dhe 1.680 raste të reja me COVID-19.

Me 78 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 6.418 numri i të vdekurve, transmeton Anadolu Agency.

Sipas televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 78 vdekje dhe 1.680 raste të reja me COVID-19.

"Numri i vdekjeve ka arritur në 6.418 ndërsa numri i rasteve në 101.650. Gjithashtu 2.735 prej personave që trajtohen në spitale janë në gjendje të rëndë ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 81.587", tha Jahanpour.

COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.