Kanada, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në mbi 4.000
Numri i rasteve të konfirmuara me virus arrin në 62.046 me një rritje prej 1.274.
Në Kanada vazhdon rritja e numrit të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.
Sipas të dhënave të Ministrisë Federale të Shëndetësisë, në mbarë vendin për 24 orë është shënuar një rritje prej 185 vdekje, duke e çuar numrin në 4.166.
Numri i rasteve të konfirmuara me virus arrin në 62.046 me një rritje prej 1.274, njoftoi ministria.
Ndërkohë një kompani bioteknologjike në qytetin Vancouver të Kanadasë, bëri të ditur se kanë prodhuar ilaç antitrup i marrë nga pacientët e shëruar nga COVID-19.
CEO i kompanisë AbCellera Biologics, Carl Hansen, në deklaratën për mediat tha se ilaçi i prodhuar me antitrup mund të përdoret për komunitetet e pambrojtura derisa të zbulohet një vaksinë efektive kundër COVID-19.
Ai theksoi se punimi i cili ka nevojë për një periudhë 5-vjeçare, me anë të teknikave të zbatuara është zbritur në 4 muaj dhe se ilaçi në fjalë do të testohet tek njerëzit në muajin korrik.























