Suedia raporton rritje të numrit të vdekjeve nga Covid-19
Suedia ka raportuar 87 vdekje të reja lidhur me koronavirusin përgjatë 24-orëve të fundit, përfshirë një fëmijë nën dhjetë vjet.
Vendi skandinav, i cili ka pasur një përqasje më të butë drejt virusit, raportoi 87 viktima të reja, krahasuar me 85 vdekje një ditë më parë. Suedia raportoi edhe 702 raste të tjera me koronavirus, duke çuar totalin e të infektuarve në gjithsej 23.918, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
“Kemi afro 3,000 të vdekur, një numër jashtëzakonisht i madh”, tha epidemiologu shtetëror Anders Tegnell në një konferencë për shtyp.
Midis tyre, sipas Aftonbladet, është edhe një fëmijë i moshës nën dhjetë vjeçare, i cili kishte qenë në kujdes intensiv.
Tegnell i tha gazetës se po hetonte vdekjen por nuk donte ta konfirmonte nëse fataliteti ndodhi si rezultat i COVID-19. /Lajmi.net/























