Johnson premton një strategji të afërt të heqjes së kufizimit
BKT
   Bota

Johnson premton një strategji të afërt të heqjes së kufizimit

I sulmuar sot nga opozita për bilancin e madh të koronavirusit të ri në vend, kryeministri Boris Johnson premtoi të zbulojë një strategji të heqjes së kufizimit, që mund të fillojë të hënën, ndërsa tha se ai dëshiron të shmangë një kulm të dytë të pandemisë.

Një lehtësim i izolimit të vendosur më 23 mars është veçanërisht delikat, duke pasur parasysh madhësinë e pandemisë.

Edhe pse numri i vdekjeve ka filluar të ulet, ky vend ka kapërcyer Italinë dhe është pas SHBA-së përsa i përket këtij tregues.

Britania e Madhe regjistroi sot gjithsej 30 076 vdekje, një shifër që i tejkalon 32 000 viktimat, nëse shtohen vdekjet te të cilat COVID-19 është shkaku i mundshëm, por jo i konfirmuar nga një test. Numri i rasteve ka tejkaluar 200 000 (201.101)./atsh/