07:51 / 07.05.2020
Koronavirusi merr 2.073 jetë në SHBA në 24 orët e fundit
Numri i viktimave prej koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë 24 orëve të fundit është shtuar me 2.073.
Është kjo shifra e publikuar nga Johns Hopkins University, duke u raportuar një rënie e lehtë e të vdekurve krahasuar me një ditë më parë kur pati 2.333 të vdekur.
Me shifrat e fundit shkon në 74.807 numri total i viktimave qysh nga nisja e pandemisë.
Ndërkohë numri total i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 1.263.195.























