Trump vazhdon me akuza ndaj Kinës: COVID-19 nuk të ishte ndalur në fillim
SHBA-të janë më të goditurat nga koronavirusi në botë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka vazhduar me akuza duke thënë se Kina mund të kishte ndaluar pandeminë globale të koronavirusit, duke e quajtur përhapjen “sulmin më të keq që kemi pasur ndonjëherë mbi vendin tonë”, raporton Cnn.
Presidenti shtoi: “Dhe nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Mund të ishte ndalur në burim. Mund të ishte ndalur në Kinë. Duhej të ishte ndalur drejt në burim. Dhe nuk ishte ashtu”.
Deri tani atje janë infektuar më shumë se 1.2 milionë persona nga të cilët kanë ndërruar jetë rreth 74 mijë.
Edhe presidenti Trump e ka quajtur sulmin e COVID-19 më të keq se ai i 11 shtatorit në Kullat Binjake dhe sulmi në Pearl Harbor, transmeton lajmi.net.
“Jemi duke kaluar sulmin të më të keq se Pearl Harbour dhe se sulmi në Kullat binjake më 11 shtator. Asnjëherë nuk ka pasur sulm si ky”- ka thënë presidenti Trump.























