08:14 / 07.05.2020
Francë: Numri i pacientëve me koronavirus në kujdes intensiv vazhdon të bie
Numri i pacientëve me koronavirus në njësitë e kujdesit intensiv në Francë ka vazhduar të bie vazhdimisht, që nga 9 prilli, tregojnë të dhënat nga Ministria franceze e Shëndetësisë.
Aktualisht janë 3,147 pacientë Covid-19 në njësitin e kujdesit intensiv në spitalet e Francsë, duke rënë në 283 më pak sesa nga një ditë më parë, tha ministria të mërkurën, shkruan lajmi.net.
Një total prej 23.983 njerëz janë shtruar nga koronavirusi në Francë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 170 mijë, derisa Franca ka pasur mbi 25 mijë vdekje.























