Banka e Anglisë parashikon një recesion historik
Banka e Anglisë parashikon një rënie historike prej 14% të Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit për shkak të tronditjes ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, duke mbajtur paralelisht një normë interesi prej 0,1%.
Në raportin e saj tremujor ajo theksoi se priste një rimëkëmbje në 2021 me 15%.
Dy javë më parë, Gertjan Vlieghe, anëtar i Komitetit të Politikës Monetare, paralajmëroi se Britania e Madhe do të përballej me një recesion më të shpejtë dhe më të thellë se gjithçka që kemi parë në shekullin e kaluar për shkak të epidemisë.
Parashikimi për vitin 2020 është në të njëjtën linjë me atë të Zyrës për Përgjegjësi Buxhetore (OBR), një organ publik, i cili paralajmëroi për një rënie të mundshme të PBB-së prej 13% në vitin 2020.
Pas njoftimi të vendimit, stërlina, që ishte zhvlerësuar përballë dollarit dhe euros, regjistroi në rritje.























