OKB dërgon ndihma në Idlib
BKT
   Bota

OKB dërgon ndihma në Idlib

Ndihma humanitare do t’u ndahet njerëzve në Idlib dhe zonave të afërta rurale që tashmë me vite jetojnë në kushte të rënda.

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë dërguar 23 maunë me ndihma humanitare në Idlib, provincë në veriperëndim të Sirisë, raporton Anadolu Agency.

Mjetet që transportonin ndihma kaluan vendkalimin kufitar Cilvegözü, në komunën Reyhanlı, qytetin Hatay të Turqisë.

Është konfirmuar se ndihma humanitare do t’u ndahet njerëzve në Idlib dhe zonave të afërta rurale që tashmë me vite jetojnë në kushte të rënda.

Siria gjendet në luftë civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit duke përdor dhunën shpërndau demonstrantët prodemokracisë.

Sipas të dhënave të OKB-së, qindra mijëra persona që atëherë kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 10 milionë janë shpërngulur.