Belgjikë, shkon në mbi 51 mijë numri i rasteve me COVID-19
BKT
   Bota

Belgjikë, shkon në mbi 51 mijë numri i rasteve me COVID-19

Autoritetet belge njoftojnë se numri i rasteve me COVID-19 në Belgjikë ka arritur në 51.420, me 639 raste të reja të konfirmuara në 24 orët e fundit.

Në Belgjikë janë konfirmuar 80 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 8.415, transmeton Anadolu Agency.

Autoritetet belge njoftojnë se numri i rasteve me COVID-19 në Belgjikë ka arritur në 51.420, me 639 raste të reja të konfirmuara në 24 orët e fundit.

Gjithashtu, gjatë ditës së kaluar janë hospitalizuar 98 persona ndërsa janë shëruar 244 të tjerë.

Në deklaratë thuhet se numri i pacientëve në repartet e kujdesit intensiv është zvogëluar për 116 dhe tani qëndron në 538.

Gjithashtu është theksuar se më shumë se gjysma e viktimave vdiqën në shtëpi pleqsh në të gjithë vendin.