Kenia dhe Uganda marrin hua nga FMN në luftën kundër COVID-19
Tao Zhang, zëvendës drejtor i FMN-së, konfirmoi njoftimin se Këshilli drejtues i FMN-së i aprovoi Qeverisë së Kenias 739 milionë dollarë në kuadër të luftës kundër COVID-19.
Kenia dhe Uganda do të marrin hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) që më lehtë të tejkalojnë krizën e shkaktuar nga pandemia globale e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.
Tao Zhang, zëvendës drejtor i FMN-së, konfirmoi njoftimin se Këshilli drejtues i FMN-së i aprovoi Qeverisë së Kenias 739 milionë dollarë në kuadër të luftës kundër COVID-19.
Në njoftimin thuhet se si pasojë e pandemisë, ekonomia e Kenias do ta ketë të vështirë sepse pandemia do të ndikojë si në investimet vendore ashtu edhe në ato të huaja.
“Qeveria keniane ka marrë hapa vendimtare që të përballet me pasojat që ka lënë COVID-19 mbi shëndetin dhe ekonominë e vendit, andaj do t’u nevojitet mbështetje e jashtme financiare”, shtohet më tej.
Nga FMN-ja po ashtu u konfirmua se Ugandës i janë aprovuar 491 milionë dollarë për luftën me pasojat e pandemisë.
Mjetet e aprovuara për Ugandën do të orientohen për mbështetje të buxhetit dhe rregullimin e bilancit të jashtëzakonshëm pagesor.
Përveç Kenias dhe Ugandës, nga FMN-ja kanë marrë hua edhe vendet tjera afrikane si Malavi, Benin, Burkina Faso, Republika e Afrikës Qendrore, Çad, Komoret, Republika Demokratike e Kongos, Gambia, Guinea, Guinea-Bissau, Liberia, Madagaskar, Mali, Mozambik, Niger, Ruanda, Republika Demokratike Sao Tomé dhe Príncipe, Sierra Leone dhe Togo.























