18:29 / 07.05.2020
Britani, shkon në 30.615 bilanci i të vdekurve nga COVID-19
Britani, shkon në 30.615 bilanci i të vdekurve nga COVID-19, me 539 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.
Sot përfundon afati i kufizimeve që u vendosën më 23 mars dhe që u zgjatën më pas më 16 prill. Pritet që qeveria sot të përcaktojë një udhërrëfyes ndërsa edhe kryeministri Johnson të njoftojë vendime të reja në orët e mbrëmjes të dielën.























