COVID-19 – Gakharia: Gjeorgjia rihap sërish kufijtë për turistët
Kryeministri gjeorgjian, Guiorgui Gakharia njoftoi sot programin e tij për të ndërprerë masat e marra kundër koronavirusit në Gjeorgji, duke thënë se vendi do të rihapë kufijtë e tij për turistët e huaj në korrik.
“Nga 1 korriku, Gjeorgjia do të jetë e gatshme të mirëpresë turistët e huaj.Turizmi i brendshëm do të rifillojë në mes të qershorit”, tha Gakharia gjatë një takimi virtual të qeverisë.
Gjeorgjia e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në mars dhe vendosi kufizimin, i cili do të mbetet në fuqi deri më 22 maj.
Duke iu drejtuar kabinetit të tij, kryeministri njoftoi masa graduale të hapjes nga 11 maji, për të ringjallur aktivitetin ekonomik.
Pandemia e ka goditur rëndë turizmin në Gjeorgji, një nga sektorët kryesorë ekonomikë të këtij vendi të Kaukazit që kufizohet me Detin e Zi.
Gjeorgjia deri më tani ka regjistruar vetëm 615 raste infektimi dhe nëntë vdekje nga COVID-19, një nga nivelet më të ulëta në Europë./atsh/























