20:53 / 07.05.2020
NORVEGJI – Qeveria lehtëson me tej masat kundër COVID-19
Norvegjia njoftoi se të hënën do të rihapë të gjitha shkollat, pas tetë javësh mbyllje për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
“Qëllimi ynë është që deri më 15 qershor, të rihapim shumicën e bizneseve dhe institucioneve të mbyllura”, deklaroi kryeministrja, Erna Solberg.
Klasat e 5-ta deri në 10-ta dhe shkollat e mesme do të hapen nga java e ardhshme.
Restorantet dhe kafenetë pritet të hapen më 1 qershor.
Gjithashtu qeveria hoqi masën e ndalimit të udhëtimit jashtë vendit për profesionistët e fushës së shëndetit, por udhëtimi ndërkombëtar nuk u këshillua.
Personat që mbërrijnë në Norvegji duhet të qëndrojnë në karantinë./atsh/























