07:55 / 08.05.2020
Koronavirusi, rritet numri i viktimave në SHBA në 24 orët e fundit
Rritet numri i të vdekurve prej koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Johns Hopkins University, në orët e fundit janë shënuar 2.448 të vdekur.
Një shifër në rritje krahasuar me një ditë më parë kur u shënuan 2.073 viktima.
Numri total i viktimave qysh nga nisja e pandemisë ka shkuar në 76.938, ndërsa i të infektuarve në 1.292.850.























