Rukola me perime për një sallatë plot shëndet e shije

Rukola me perime për një sallatë plot shëndet e shije

Sallatat janë ushqime që nuk kanë stinë.

Rukola, është një barishte e cila gjen përdorim në shumë receta të larmishme dhe shumëngjyrëshe sallatash.

Ajo përshtatet shumë mirë edhe me peshkun, mishin, makaronat dhe produktet e detit.

Në sallata, rukola përshtatet me mishin e bardhë të pulës, lulelakrën, qepën e kuqe, domaten, por edhe me frutat e ndryshme siç është luleshtrydhja apo boronica.

Kjo barishte, është e pasur me antioksidantë dhe vitaminë A që promovojnë shëndetin e organizmit dhe largojnë radikalet e lira.

Rukola përmban edhe vitaminat K dhe C që luftojnë inflamacionin dhe mbështesin sistemin imunitar duke shmangur rreziqet e infeksioneve.

Rukola ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka dhe përmban shumë acid folik që e bën të nevojshme për gratë shtatzënë.

Sallata me rukola, avokado, kastravec dhe domate është e freskët, e shijshme dhe e lehtë.

Megjithatë, ajo është e pasur në shije dhe ofron shumë vlera të rëndësishme shëndetsore.

Përgatitja e Sallatës me Rukola e Perime në Shtëpi

Përbërësit

4-6 racione

2 avokado të prerë në kubikë

1 kastravec i prerë në feta

3 domate të prera

1 qepë e kuqe

1 tufë me rukola

2 lugë gjelle me vaj ulliri

2 lugë gjelle me lëng limoni

Kripë dhe piper

Djathë të bardhë

Udhëzimet

Merrni një enë sallate dhe kombinoni avokadon, kastravecin, domatet, qepët e kuqe dhe rukolën.

Përziejini lehtë së bashku me një lugë druri.

Në një pjatë tjetër rrihni së bashku vajin e ullirt dhe lëngun e limonit.

Më pas hidhjani sipër sallatës dhe në fund shtoni djathë të shkërmoqur të bardhë.

Sërvireni menjëherë.

Kjo sallatë mund të hahet veçmas ose si paraprirëse e një vakti me mish.

Si ta përfshini më shumë rukolën në dietën tuaj:

Shtojeni në salca të ndryshme për të përfituar shijen e mprehtë dhe therëse. • Përdoreni me produkte deti të gatuara në zgarë.

Prijeni hollë dhe hidheni në pica ose makarona përpara se t’i servirni.

Përdoreni në sallatë krah barishteve të tjera për një shije të shumëfishtë. • Përgatisni panine me djathë, rukola dhe domate.

Prijeni hollë dhe përdoreni në omletë, ose me djathë dhe patate të pjekur në furrë.

Shtojeni në përzierjet dhe shtrydhjet e frutave dhe perimeve për një lëng me shumë vlera.

Shtojeni në perimet e kavërdisura, makarona, supa, dhe salca./agroweb