IEJL- PSHS përkthen Udhëzuesit e ICN-it
BKT
Shëndetësi

IEJL- PSHS përkthen Udhëzuesit e ICN-it

OJQ Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale (IEJL- PSHS) në Prishtinë me grupin e hulumtuesve të infermierisë , më specifikisht, departamentin e Infermierisë nga Kolegji Heimerer për herën e pestë me rradhë ka marr lejen ekskluzive për përkthimin e Udhëzuesit të ICN-it (Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve) në gjuhën shqipe duke u bërë kështu pjesë e rrjetit global me aktivitete në shënimin e vitit ndërkombëtar të infermierisë!

Viti 2020 në mbarë botën njihet si viti ndërkombëtar i infermierëve dhe mamive i shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Infermierët e Kosovës në forma të ndryshme po shënojnë këtë vit duke promovuar rolin e tyre të rëndësishëm për sistemin shëndetësor në vecanti dhe për shoqërinë në përgjithësi.
Këshilli Ndërkombëtar i infermierëve (ICN) është një federatë e më shumë se 130 shoqatave kombëtare të infermierëve (NNA), që përfaqëson më shumë se 20 milion infermierë në të gjithë botën. Themeluar në vitin 1899, ICN është organizata e parë dhe më e gjerë në botë për profesionistët e shëndetit në të cilën me të drejta të kufizuara merr pjesë në aktivitetet e tyre edhe Kosova duke u përfaqësuar nga hulumtuesit e infermierisë kosovare gjegjësisht grupi hulumtuesit i institutit IEJL- PSHS. 
Përkthimi i Udhëzuesit në gjuhën shqipe publikohet në web-faqen zyrtare të ICN. Ky udhëzues bëhet në gjuhë të ndryshme, ndërsa në gjuhën shqipe për të pestën herë radhazi publikohet nga hulumtuesit e OJQ-së IEJL PSHS dhe mësimdhënësit e Kolegjit Heimerer në Kosovë.
Këtë vit titull i udhëzuesit të ICN-it në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) është “Infermierët, një zë që udhëheq:  Përkujdesja ndaj botës drejt shëndetit për të gjithë.” Ky titull ka rastis të jetë i vecantë, duke marr parasysh luftën e pashoq që shtetet dhe globi në përgjithësi është duke e bërë në mposhtjen e pandemisë COVID-19. Rëndësia e infermierëve është vënë në pah më shumë se kurrë në këtë kohë pandemie dhe kësisoj mbështjetja, rritja e kuadrove dhe ngritja profesionale është esenciale. Ka më shumë se 20 milion infermierë në të gjithë botën dhe secili prej tyre ka një histori. Ata njohin shpresën dhe guximin, gëzimin dhe dëshpërimin, dhimbjen dhe vuajtjen, jetën dhe vdekjen. Këshilli Ndërkombëtar i infermierëve (ICN) beson se është me rëndësi jetike t'i tregohet botës se kush janë infermierët dhe çfarë bëjnë ata — veçanërisht këtë vit: në Vitin Ndërkombëtar i Infermierisë dhe Mamisë. ICN dëshiron që zëri i infermierisë të dëgjohet në të gjithë globin, të përhapë fjalën për profesionin tonë të madh dhe si kontribuon në mirëqenien e botës. Si përkujdesës, shërues, mësimdhënës, udhëheqës dhe avokatë, infermierët janë themelor në ofrimin e një kujdesi të sigurt, të arritshëm dhe të përballueshëm për të gjithë globin.

 


MË SHUME NGA Shëndetësi