18:12 / 08.05.2020
LIBI – Sulm pranë rezidencës së ambasadorit italian
Të paktën tre persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin e nisur mbrëmjen e djeshme nga forcat e gjeneralit Khalifa Haftar në Tripoli, në zonën përreth rezidencës së ambasadorit italian në Libi Giuseppe Buccino Grimaldi, raportuan mediat lokale.
“Sulmi i trupave të Haftar në zonën Zaeiyat al-Dahmani ka shkaktuar 3 të vdekur”, theksoi këshilltari për media i Ministrisë libiane të Shëndetësisë, Amin al-Hachimi.
‘Dënojmë sulmin përreth rezidencës së ambasadorit tonë në Tripoli, për të cilin shkon i gjithë solidariteti im. Armëpushimi dhe rifillimi i dialogut politik në Libi është bërë gjithnjë e më i vështirë”, deklaroi zëvendësministrja e Jashtme italiane, Marina Sereni./atsh/























