Turqi, 44 të burgosur të infektuar me COVID-19
BKT
   Bota

Turqi, 44 të burgosur të infektuar me COVID-19

Në një deklaratë, Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit tha se dy të burgosur dhe 42 të tjerë që ranë në kontakt me ta u testuan pozitiv në burgun e Silivrit.

Prokurorët turq sot theksuan se 44 të burgosur në një burg të Stambollit kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë, Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit tha se dy të burgosur dhe 42 të tjerë që ranë në kontakt me ta u testuan pozitiv në burgun e Silivrit.

Trajtimi i katër të burgosurve vazhdon në spitalin e burgut ndërsa të tjerët që janë asimptomatikë po mbahen në izolim nën mbikëqyrjen e një mjeku.

Virusi i njohur zyrtarisht si COVID-19 u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të gjithë botën. Evropa dhe SHBA-të aktualisht janë rajonet më të goditura nga pandemia.

Turqia aktualisht ka 133.721 raste me koronavirus ndërsa numri i të vdekurve arrin në 3.641.