FRANCË – 243 vdekje shtesë në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19
BKT
   Bota

FRANCË – 243 vdekje shtesë në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19

Epidemia e koronavirusit ka shkaktuar edhe 243 vdekje të tjera në 24 orët e fundit në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga 1 marsi në 26 230, njoftoi sot Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë.

Presioni ndaj shërbimeve të ringjalljes vazhdon të lehtësohet, me 93 pacientë COVID-19 më pak që nga dje, ose 2 868 raste serioze, nga gjithsej 22 724 pacientë aktualisht të shtruar në spital me koronavirus.

Përsa i përket vdekjeve, 16 497 (+111) janë regjistruar në spitale dhe 9 733 (+132) në azilet e pleqve dhe institucionet e tjera mjeko-sociale./atsh/