15:37 / 10.05.2020
Papa u bën thirrje liderëve të BE për bashkëpunim e harmoni gjatë pandemisë
Papa Françesku u bëri sot thirrje krerëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të punojnë së bashku për t`u marrë me pasojat sociale dhe ekonomike të pandemisë së koronavirusit.
Gjatë shërbimit të tij të së dielës, Papa vuri në dukje se 75 vjet kanë kaluar që Evropa filloi procesin e pajtimit sfidues pas Luftës së Dytë Botërore, një proces që çoi në integrimin evropian dhe një "periudhë të gjatë stabiliteti dhe paqeje".























